Protestat lëkundin Iranin pas vdekjes së gruas së arrestuar nga policia e moralit
Të paktën tre njerëz janë vrarë në Iran gjatë protestave për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila ishte marrë në mbajtje nga policia e moralit e vendit. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se Mahsa Amini ishte ndaluar për shkeljen e ligjeve të rrepta fetare të Iranit, të cilat ndër tjerash u kërkojnë grave myslimane të bartin shami koke. Protestat vazhduan për të gjashtën ditë rresht më 20 shtator. Policia iraniane ka mohuar akuzat për keqtrajtim, duke e quajtur vdekjen e Aminit “incident fatkeq”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)