Video-ditarët shfaqin jetën e ukrainasve nën okupimin rus
Një djalë i vogël tregon nëpërmjet një video-ditari shtëpinë e djegur të gjyshes së tij në Mariupolin e okupuar nga Rusia, përderisa një grua thotë se rubla ruse e ka zëvendësuar hrivninë ukrainase në shumicën e shitblerjeve. Qytetarë të shumtë po e dokumentojnë me video jetën e përditshme, pasi trupat ruse e pushtuan qytetin dhe e morën nën kontroll. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)