Qytetet e Letonisë ndalojnë pranimin e refugjatëve ukrainas
Shumë qytete të Letonisë, përfshirë kryeqytetin Riga, nuk do të pranojnë më refugjatë ukrainas. Programi shtetëror për mbështetjen e refugjatëve po vuan nga mungesa e fondeve dhe autoritetet lokale thonë se nuk kanë më para për të strehuar njerëz. Shumë refugjatë rrezikojnë të mbeten të pastrehë. Qeveria nuk mund t’i përballojë pagesat për akomodimin e tyre në hotele, ndërsa është shumë shtrenjtë për ata që nuk kanë punë, të marrin vetë shtëpi me qira. Përgatitën: (Valona Tela dhe Ibrahim Berisha)