Ndërlidhjet

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon stërvitjen në Britani


Rekrutët e rinj në ushtrinë ukrainase trajnohen nga specialistë të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në një bazë ushtarake pranë Mançesterit, Angli. 7 korrik 2022.
Rekrutët e rinj në ushtrinë ukrainase trajnohen nga specialistë të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në një bazë ushtarake pranë Mançesterit, Angli. 7 korrik 2022.

Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas që pritet të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e ardhshëm kanë mbërritur në Britani dhe kanë filluar stërvitjet, tha Ministria e Mbrojtjes.

Zyrtarët e mbrojtjes më 9 korrik thanë se shërbimi britanik prej 1050 personash do të trajnojnë vullnetarët e papërvojë ukrainas në disa lokacione anembanë Britanisë për disa javë.

Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace u takua me rekrutët në fillim të javës, duke u thënë atyre se "ky program i ri trajnimi ambicioz është faza tjetër në mbështetjen e Britanisë së Madhe për forcat e armatosura të Ukrainës në luftën e tyre kundër agresionit rus".

Ministria britanike tha se ukrainasit do t'i nënshtrohen programit bazë të trajnimit të ushtarëve të Britanisë, duke përfshirë trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet artizanale në terren, taktikat e patrullimit dhe ligjet rreth konfliktit të armatosur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG