Ndërlidhjet

Ukraina pranon afër 530 milionë dollarë grante nga SHBA-ja dhe Britania


Ndërtesa e Qeverisë ukrainase në Kiev e ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrianas. Shkurt, 2022.
Ndërtesa e Qeverisë ukrainase në Kiev e ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrianas. Shkurt, 2022.

Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.

SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë, bëri të ditur Ministria ukrainase e Financave.

“Këto fonde do të drejtohen për shpenzimet urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore. Por, po ashtu për të mbështetur qytetarët e zhvendosur brenda vendit”, u tha në njoftim.

Senati amerikan ka miratuar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën të enjten, ndërkaq grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.

SHBA-ja, Britania dhe shtetet e tjera, përveç ndihmës financiare, i kanë ofruar Ukrainës edhe ndihmë ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG