Ndërlidhjet

Kompania Nike largohet plotësisht nga tregu rus


Njerëzit duke kaluar pranë një dyqani të mbyllur të Nike-s në Shën Petersburg, Rusi.
Njerëzit duke kaluar pranë një dyqani të mbyllur të Nike-s në Shën Petersburg, Rusi.

Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike, tha se po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet e tij në vend.

Nike tha në një deklaratë më 23 qershor se po i bashkohej markave të tjera të mëdha perëndimore në largimin nga tregu rus, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

"Nike Inc. mori vendim për t'u larguar nga tregu rus... Dyqanet e Nike-s u mbyllën përkohësisht kohët e fundit dhe nuk do të rihapen", tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ueb-faqja dhe aplikacioni i saj rus gjithashtu do të mbyllen.

Muajin e kaluar, Nike tha se nuk do të vazhdojë marrëveshjen e saj të ekskluzivitetit me Grupin Inventive Retail të Rusisë (IRG), shitësi më i madh i produkteve Nike në vend.

Në fillim të marsit, Nike pezulloi shitjet në internet në Rusi dhe disa ditë më vonë mbylli përkohësisht të gjitha dyqanet në vend, përfshirë ato që operonin me marrëveshje ekskluziviteti.

Nike ishte aktive në tregun rus për 28 vjet.

Dhjetëra kompani të mëdha ndërkombëtare nga një gamë e gjerë sektorësh janë larguar nga Rusia qëkur nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG