Futbollistet e Mariupolit ikin nga qyteti i rrethuar ukrainas
Pas strehimit në një bodrum për më shumë se dy javë, disa lojtare nga një ekip i futbollit i grave në Mariupol kanë arritur të ikin nga qyteti i tyre i rrethuar, i cili është shndërruar në gërmadha nga forcat ruse. Kryetarja e Mariupolchanka FC ka thënë për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, se të gjitha lojtaret kanë arritur të ikin, duke gjetur strehim në perëndim të Ukrainës dhe jashtë vendit. Por, shumë gra gjithashtu janë evakuuar me forcë në Rusi. Lojtaret ëndërrojnë që të kthehet paqja dhe që skuadra e tyre e ndarë të ribashkohet një ditë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)