Ish-shefi i CIA-s: Nëse lufta zvarritet, rreziqet janë të mëdha
Gjenerali i pensionuar amerikan, David Petraeus, ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë. Ish-shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA ka thënë se zvarritja e mundshme e luftës në Ukrainë do të shoqërohej me shkatërrime të vazhdueshme, humbje të jetëve, dëmtim të infrastrukturës, çrregullim të ekonomisë dhe çrregullim të sistemit global të ushqimeve. Petraeus ka parashikuar që fundi i luftës do të jetë një zgjidhje e negociuar.