Ndërlidhjet

Kremlini thotë se nuk ka asgjë “premtuese” nga bisedimet me Ukrainën


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka minimizuar shpresat se është arritur përparim pas bisedimeve të paqes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën në Stamboll një ditë më parë.

“Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët.

Ai shtoi se ka "ende shumë punë për t'u bërë".

Ai shtoi se Moska e konsideron “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shkruajë kërkesat e saj.

"Ne me kujdes po shmangim deklarimet për çështjet" që janë diskutuar në bisedime, sepse "ne besojmë se negociatat duhet të bëhen në heshtje", tha Peskov.

Turqia, si nikoqire e rundit të bisedimeve të mbajtura në Stamboll, tha se rundi i bisedimeve ishte me më së shumti përparim. Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sinjalet nga bisedimet për paqe, mund të konsiderohen pozitive, mirëpo ka shtuar se ato nuk kanë ndalur shpërthimet nga ana e Rusisë.

Në këtë rund bisedimesh, Ukraina paraqiti propozimet e saj për paqe, që përfshinin miratimin e një statusi të neutralitetit për mosanëtarësim në aleanca ushtarake në këmbim të garancive të sigurisë. Ndërkaq, Moska tha se do të zvogëlojë sulmet në Kiev dhe Çernihiv.

Megjithatë, ky zotim i Moskës është pritur me skepticizëm nga Ukraina dhe Perëndimi.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, palët kanë mbajtur një sërë rundesh të bisedimeve në Bjellorusi, Turqi, por edhe përmes platformave online.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG