Granatime në Irpin teksa civilët tentojnë të largohen
Në Irpin, në afërsi të Kievit, forcat ruse kanë granatuar, teksa civilët kanë tentuar që të largohen. The New York Times ka raportuar se si pasojë e granatimeve janë vrarë tre civilë. Ushtarët ukrainas janë parë pranë një ure të shkatërruar të cilën po e përdorin civilët, duke i ndihmuar ata që të evakuohen. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)