Raketat ruse godasin Harkivin
Autoritetet ukrainase thonë se sulmet ruse me raketa kanë goditur qendrën e Harkivit, qytetit të dytë më të madh ukrainas. Raketat kanë goditur edhe zonat e banuara dhe ndërtesën e administratës rajonale. Shefi rajonal i Harkivit tha se Rusia ka kryer këtë sulm më 1 mars. Pavarësisht provave, Rusia vazhdon të mohojë se ushtria e saj po godet objektiva civile. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)