Ukrainasit kthehen në atdhe për të luftuar
Përderisa qindra mijëra refugjatë po ikin nga Ukraina, pas sulmit rus ndaj vendit të tyre, disa burra dhe gra ukrainase po kthehen në vendin e tyre nga shtete të ndryshme evropiane, për të ndihmuar në mbrojtjen e atdheut të tyre. Nja 22,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë që nga e enjtja, kur Rusia e ka pushtuar atë, ka bërë të ditur Roja Kufitare e Polonisë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)