Granatimet rrisin ankthin në lindje të Ukrainës
Ushtarët e Qeverisë ukrainase në periferi të qytetit lindor, Horlivka, thonë se po bombardohen gjithnjë e më shumë nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe urdhëroi vendosjen e trupave ruse në ato territore. Vendet perëndimore e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Ukrainës. Pavarësisht granatimeve, forcat ukrainase pranë Horlivkës thonë se nuk do të provokohen. (Përgatitën: Valona Tela, Arben Hoti)
Facebook Forum