Bjellorusia shton rrezikun e pushtimit rus të Ukrainës
Teksa Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën, ajo po ashtu ka nisur të çojë forca dhe pajisje në Bjellorusinë fqinje, për ato që Moska ka thënë se do të jenë manovra ushtarake. Analistët vlerësojnë se prania e forcave ruse në Bjellorusi po rrit trysninë ndaj Kievit, përderisa po shfaq gatishmërinë e Minskut për të mbështetur një inkursion të mundshëm rus. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)