Ndërlidhjet

Polonia regjistron më shumë se 700 tentime për të kaluar kufirin nga Bjellorusia


Policia kufitare polake duke kontrolluar makinat në kufi me Bjellorusinë.
Policia kufitare polake duke kontrolluar makinat në kufi me Bjellorusinë.

Policia kufitare polake ka regjistruar më shumë se 700 tentime për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi në 24 orët e fundit, ka thënë shërbimi kufitar më 31 tetor.

Ndërkohë Polonia vazhdon të refuzojë që t’ua mundësojë punëtorëve shëndetësorë joqeveritarë, që të kujdesen për migrantët e bllokuar nëpër kufi.

Rojet kufitare kanë ndaluar katër të huaj – të gjithë qytetarë irakianë – nga 727 tentime në total, ka raportuar një radio polake.

Bashkimi Evropian akuzon liderin e Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, se po shtyn migrantët drejt kufijve të bllokut evropian, si hakmarrje ndaj sanksioneve të Brukselit.

BE-ja ka vënë sanksione ndaj këtij shteti për shkak të shtypjes që i është bërë opozitës, shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat janë konsideruar të manipuluara.

Më herët gjatë kësaj jave, Polonia ka bërë të ditura planet për të rritur numrin e ushtarëve dhe rojeve në kufi me Bjellorusinë.

Gjermania po ashtu ka thënë se do t angazhojë qindra zyrtarë policorë shtesë në kufi me Poloninë, për të ndihmuar me krizën e migrantëve, të cilët kryesisht shkojnë atje përmes Bjellorusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG