Ndërlidhjet

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë


Migrantë të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni.
Migrantë të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni.

Parlamenti i Polonisë votoi të premten për ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Poloni.

Mijëra njerëz - kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia - kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e Polonisë, muajve të fundit.

Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro.

Legjislacioni tani do t’i kalojë presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

Muri - i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi - do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme.

Polonia thotë se aktualisht rreth 500 njerëz në ditë bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht në territorin e saj nga Bjellorusia.

BE-ja thotë se Bjellorusia e lehtëson kalimin e migrantëve në shtetet fqinje të BE-së, në përgjigje të sanksioneve.

Blloku evropian ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG