Dy gazetarë afganë rrihen brutalisht pas arrestimit nga talibanët
Dy punonjës të gazetës Etilaat-e Roz në Kabul janë arrestuar nga militantët talibanë, përderisa po përcillnin një protestë për të drejtat e grave në Afganistan, më 7 shtator. Ata janë liruar disa orë më vonë, me mavijosje të mëdha nëpër trup, dhe mezi mundën të ecnin. Dega afgane e Radios Evropa e Lirë ka biseduar me themeluesin e gazetës për rrahjet, dhe për rreziqet me të cilat përballen gazetarët teksa përpiqen të raportojnë për regjimin e ri të talibanëve. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Facebook Forum