Ebrahim Raisi: “Vrasësi” që mund të bëhet president i Iranit
Ebrahim Raisi, 60 vjeç, është një klerik iranian i linjës së ashpër. Ai ka qenë i përfshirë në masakrën e mijëra të burgosurve politikë në vitet 1980. Më 2017, ai kandidoi për president, por u mposht nga një figurë e moderuar, Hassan Rohani. Klerikët udhëheqës të Iranit po akuzohen se për zgjedhjet e 18 qershorit i kanë hapur rrugë atij, duke skualifikuar shumë kandidatë të moderuar dhe reformatorë. Hedhim një vështrim mbi ngritjen e Raisit në pushtet si shef i drejtësisë në Iran dhe mbi ambicien e tij për të qenë lider. (Përgatitën: Kestrin Kumnova dhe Ibrahim Berisha)
Facebook Forum