Virusi vret mbi 3.3 milionë njerëz në gjithë botën
Përderisa vdekjet nga COVID-19 në botë kanë kaluar mbi 3.3 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet ditore në Indi kanë rënë nën 300,000 raste për herë të parë që nga 21 prilli, por shumë indianë nuk kanë qasje në kujdesin e duhur shëndetësor. Tajlanda po përjeton një valë të tretë, me shumicën e infeksioneve që ndodhin në burgjet e mbipopulluara të vendit. Nepali është aq i dëshpëruar për bombolat e oksigjenit, sa po u kërkon alpinistëve të sjellin bombolat e tyre nga ekspeditat dhe jo t'i hedhin ato. Përgatiti: Ibrahim Berisha
Facebook Forum