Amnistia e ligjshme e korrupsionit të nivelit të lartë
Prej shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, prokurorët kanë ngritur 298 aktakuza kundër 216 politikanëve - pjesa dërrmuese e tyre për vepra penale të korrupsionit. Në këtë grup të politikanëve janë 55 raste, në të cilat janë akuzuar zyrtarë shtetërorë të profilit të lartë, por që asnjë prej tyre nuk është dënuar me burgim efektiv me aktgjykim të formës së prerë. Pse të fuqishmit e politikës nuk dënohen me burgim efektiv dhe pse rastet ndaj tyre zvarriten? Emisioni ‘Iustitia’ është emision që transmetohet çdo dy javë dhe prodhohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Ky emision trasmetohet edhe në RTV21.
Facebook Forum