Ndërlidhjet

Kosovë: 17 viktima dhe 599 raste të reja me koronavirus


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi dhe 599 raste të reja u raportuan të enjten në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, nga dy raste në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë dhe nga një rast në Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 3,576 mostrave.

Në përqindje i bie që 16 për qind e të testuarve janë pozitivë.

Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: 128.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 100,135 raste me koronavirus dhe 2,039 viktima.

Në total, 85,169 pacientë janë shëruar - prej tyre 868 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 12,900.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG