Ndërlidhjet

Kosova do të fillojë vaksinimin e personave 75-79 vjeç


Një grua merr dozën e saj të parë të vaksinës AstraZeneca Covid-19 në një qendër vaksinimi në Prishtinë, 13 prill 2021.
Një grua merr dozën e saj të parë të vaksinës AstraZeneca Covid-19 në një qendër vaksinimi në Prishtinë, 13 prill 2021.

Më 16 prill në Kosovë do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Kështu ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi.

“Për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është duke vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare dhe i profesionistëve shëndetësorë.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Autoritetet kanë thënë se do të pranohen edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG