Protestë në Sarajevë për shkak të mossigurimit të vaksinave
Në Sarajevë të martën u mbajt protestë, në të cilën qindra qytetarë shprehën paknaqësinë e tyre për shkak se shteti dhe qeveria federale nuk iu siguruan vaksina kundër COVID-19. Ata thanë se me këtë po iu rrezikohet shëndeti. Protestuesit mbanin pano me mbishkrime të tilla si: “Dorëheqje”, “Lufta për jetë”, “A po luani shtetesh? Game over”, e të ngjashme. Autoritetet thanë se në Bosnje 99 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kjo, sipas tyre, është shifër rekorde për vendin me 3.3 milionë banorë. Deri më tani, Bosnje dhe Hercegovina, përmes programit COVAX, ka marrë rreth 182,000 vaksina kundër COVID-19.
Facebook Forum