Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri sllovak, Igor Matoviç


Kryeministri i deritashëm i Sllovakisë, Igor Matoviç.
Kryeministri i deritashëm i Sllovakisë, Igor Matoviç.

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje të martën, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re.

Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri.

Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij.

Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye.

Matoviç, i emëruar kryeministër vitin e kaluar, do të marrë portofolin e financave.

Matoviç ka porositur më herët doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, por partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, pasi vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG