Ndërlidhjet

Katërmbëdhjetë viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë - Njësia e Kujdesit Intensiv
Klinika Infektive në Prishtinë - Njësia e Kujdesit Intensiv

Kosova regjistroi të martën 14 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se pesë viktima u regjistruan në Prishtinë, dy në Gjakovë dhe nga një në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak u konfirmuan edhe 752 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,892 mostrave.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 89,507, ndërsa i viktimave në 1,858.

Të shëruar nga koronavirusi janë 73,983 persona në total - prej tyre 665 në 24 orët e fundit.

Raste aktive aktualisht janë 13,666.

Kosova ka nisur këtë javë vaksinimin kundër koronavirusit me vaksinat AstraZeneca.

Dozat e kësaj vaksine, 24 mijë në total, kanë arritur të dielën, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG