Navalny ndalohet për një muaj, bën thirrje për protesta
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha se një seancë dëgjimore me të cilën ai u përball në një stacion policie më 18 janar, ishte një tallje me drejtësinë. Udhëheqësit perëndimorë po kërkojnë lirimin e tij. Navalny u arrestua të dielën në mbrëmje në një aeroport të Moskës pasi u kthye nga Gjermania. Ai po trajtohej në Berlin pasi gati sa vdiq me një helm të shkallës ushtarake dhe një hulumtim tregoi se ishte kryer nga oficerët e shërbimit rus të sigurisë. Përgatitën: Fatos Bytyçi dhe Ibrahim Berisha.
Facebook Forum