Masa shtesë për të luftuar variantet e reja të COVID-19
Teksa vdekjet në botë nga sëmundja COVID-19 janë afro 2 milionë, Japonia ka zbuluar një variant të ri të virusit te disa udhëtarë nga Brazili; Rusia ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit që fillimisht u detektua në Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se mbi 1,5 milion qytetarë janë vaksinuar me vaksinën Sputnik-V; spitalet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë të mbingarkuara nga rastet e reja; Japonia ende shpreson të mbajë në Tokio Lojërat Olimpike Verore. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Lendi Susuri)
Facebook Forum