Ndërlidhjet

Banorët e Vushtrrisë evakuohen për shkak të vërshimeve


Vushtrri, 12 janar, 2020.
Vushtrri, 12 janar, 2020.

Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrrisë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Tahiri tha se gjendja “është e rënduar” dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Shkolla fillore 'Naim Frashëri' në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë”, tha Tahiri.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Qendra e Situatave e ka njoftuar se gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime ditëve të fundit, pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe të borës, "është nën kontroll".

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Hotit, thuhet se gjatë së martës është intervenuar në një lokacion në Fushë Kosovë dhe në dy lokacione në Komunën e Vushtrrisë.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG