Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se situata meteorologjike pritet të stabilizohet në ditët në vijim. Kjo pasi ditët e fundit, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, disa pjesë të Kosovës u përballën me vërshime, që shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronat private dhe ato publike.
Pasojat nga vërshimet

1
Në Komunën e Vushtrrisë, autoritetet lokale njoftuan se për shkak të vërshimeve, banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

2
Komuna e Vushtrrisë njoftoi se banorët e evakuar, pas daljes nga shtrati të Lumit Sitnica, do të vendosen përkohësisht në një shkollë të qytetit.

3
Për shkak të vërshimeve, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri më 11 janar ka shpallur gjendje të emergjencës civile.

4
Londra të fëmijëve kanë mbetur në oborrin e një shtëpie, pas vërshimeve në Drenas.