Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Kosovë, në shkurt


Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëherësh kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëherësh kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Osmani po ashtu ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

“Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shpallja e datës së zgjedhjeve pason publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jokushtetuse. Kjo për shkak se për Qeverinë Hoti kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë, për veprën penale "mashtrim me subvencione" me dënim prej më shumë se një viti.

Në aktgjykim u tha se Qeveria Hoti nuk kishte marrë votat e nevojshme në parlament (61 vota) pasi vota e Arifit ishte e pavlefshme.

Në aktgjykim thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Osmani, pas vendimit të Kushtetueses, e cila më 21 dhjetor tha se Qeveria Hoti u zgjodh në mënyrë jokushtetuese, zhvilloi konsulta me partitë politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Në vendimin e Kushtetueses, presidenti i Republikës u udhëzua që të shpall zgjedhjet e reja, të cilat u tha se duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë pas shpalljes së datës së tyre.

Qeveria Hoti ishte zgjedhur më 3 qershor, me 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG