Trump, Biden përplasen në debatin e parë kaotik
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe sfiduesi i tij nga Partia Demokratike, ish-nënpresidenti Joe Biden, supozohej se do të përqendroheshin në pandeminë e koronavirusit, politikat tregtare dhe marrëdhëniet racore. Por, në debatin e parë të tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të dy shpenzuan më shumë kohë duke sulmuar njëri-tjetrin sesa duke paraqitur pozicionet e tyre politike.
Facebook Forum