Pendarovski: Në rajon do të ndihet efekti i zgjidhjes eventuale midis Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se një zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt edhe në vendet e rajonit. Ai tha se Maqedonia e Veriut do të kërkojë garancë ndërkombëtare, që nëse kjo zgjidhje përfshin ndryshimin e kufijve, të mos ketë efekt domino edhe në vendet e rajonit.
Facebook Forum