Ndërlidhjet

Praga ashpërson masat mbrojtëse kundër koronavirusit


Pamje nga Praga.
Pamje nga Praga.

Autoritetet e kryeqytetit çek, Pragës, kanë ashpërsuar masat mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, duke thënë se të gjithë individët duhet të mbulojnë fytyrën në ambiente publike.

Kryetari i Pragës, Zdenek Hrib ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Facebook se rregullat e reja do të nisin së zbatuari nga mesdita e 18 marsit.

“Po ndaloj hyrjen, qëndrimin dhe lëvizjen e njerëzve pa mbulesë mbrojtëse të gojës dhe hundës, derisa shfrytëzoni transportin publik, derisa vizitoni bizneset që veprojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, nëpër hapësirat sociale dhe ato shëndetësore, në zyra publike, shërbime të emergjencave, barnatore dhe plaforma tjera”, ka shkruar Hrib.

Rekomandimi për rritje të masave mbrojtëse është bërë nga taskforca për koronavirus një ditë më parë, të cilin Hrib e ka pranuar para se të niste dekret.

Sipas dekretit, shkelja e kësaj rregulle do të ndëshkohet me gjobë prej 813 dollarëve.

Deri më 18 mars, 484 raste është konfirmuar se janë prekur me koronavirus në Republikën Çeke, pa ndonjë viktimë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG