Ndërlidhjet

Shënohet viktima e dytë nga Covid-19 në Shqipëri


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 66-vjeçari nga Lushnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte shtruar në shërbimin Infektiv prej disa ditësh.

Eugena Tomini nga Instituti i Publik i Shqipërisë ka njoftuar se pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese.

“Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar në respirator të drejtuar, në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Tomini.

Ajo, po ashtu bëri të ditur se pacienti i parë me koronavirus i ditur në Shqipëri, ka rezultuar negativ, pra është shëruar.

“Gjatë ditës së djeshme në vijim të ndjekjes së trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me Covid në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë me pacientin zero, i cili ka rezultuar negativ”, u shpreh Tomini.

Disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 73-vjeçare në qytetin e Durrësit, për të cilën u tha se vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 59.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona, katër prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, në total, sipas autoriteteve shqiptare, janë kryer 655 teste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG