Ndërlidhjet

Masat anti-koronavirus: Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën


Durrës, Shqipëri
Durrës, Shqipëri

Autoritetet në Shqipëri kanë vendosur që në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, të mbyllin përkohësisht edhe kufirin me Kosovën.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Puinëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se duke filluar nga data 13 mars, 2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjithë shtetasit, përkatësisht veturat e Republikës së Kosovës.

”Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Në kuadër të masave shtrënguese që ndalojnë qarkullimin në Shqipëri, Qeveria e atjeshme ka marrë masa edhe për ndalimin e qarkullimit të mjeteve publike dhe atyre private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Shqipëria tash për tash ka 23 raste me koronavirus, ndërsa këtë javë ka regjistruar edhe viktimën e parë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, COVID-19.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit, lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG