Ndërlidhjet

Policja vret prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj veten


Vrasje e shumëfishtë në Gjilan
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Vrasje e shumëfishtë në Gjilan

Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar përmes një komunikate se policja, me inicialet V.B., "me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa pastaj ka kryer vetëvrasje".

Nënkoloneli, Remzi Azemi, dhe prokurori i rastit Arben Kadriu, kanë konfirmuar se vrasja nga policja, ka ndodhur me armë zyrtare.

“Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare", ka thënë zoti Kadriu, duke tërhequr vërejtjen se hetimet janë në fazën fillestare.

“Është ngjarje e rëndë dhe e ndjeshme, nuk mund të japim më shumë informacione”, tha nënkoloneli Azemi, duke shtuar se informacionet rreth rastit do të transmetohen në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Policisë.

Ndërkohë, vendin e ngjarjes e ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai tha se kjo “ishte një tragjedi e madhe që i ndodhi në një familjeje të ndershme dhe të respektuar në komunitet”.

Haziri tha se organet e rendit po i vazhdojnë hetimet, ndërkaq komuna do të jetë afër familjarëve të mbijetuar. Kryetari i komunës gjithashtu ka propozuar edhe një ditë zie në Gjilan.

Për vrasjen e pesëfisht në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës. Përmes një komunikate drejtuar mediave, IPK njofton se ka rekomanduar suspendimin e komandantit të stacionit policor, zëvendëskomandantin policor dhe shefin e operativës së stacionit policor në Gjilan.

“Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar, sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas komunikatës së Inspektoratit Policor të Kosovës, rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policor është bërë në interes të zhvillimit të hetimeve dhe se të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG