Lista Serbe voton kolektivisht në zgjedhjet parlamentare
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë votuar së bashku në veri të Mitrovicës, menjëherë pas hapjes së qendrave të votimit. Ata kanë qenë të shoqëruar nga punonjësit e institucioneve që financohen nga Serbia. Bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votohet vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, çka ka ndikuar që disa pjesëtarë të komunitetit serb të ankohen se nuk po mund të votojnë, pasi që ata posedojnë vetëm dokumente të lëshuara nga Serbia.
Facebook Forum