Ndërlidhjet

Bashkë kundër hidrocentraleve


Shqiptarë e serbë bashkë kundër hidrocentraleve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Shqiptarë e serbë bashkë kundër hidrocentraleve

Për më gjatë se katër vjet, banorët e Komunës së Shtërpcës janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhat e lumenjve të kësaj komune.

Qytetarë shqiptarë e serbë kanë organizuar dhjetëra protesta duke kundërshtuar dëmtimin e lumenjve.

Përveç se dëmton ekosistemin, futja e rrjedhës së lumenjve nëpër gypa, sipas njërit prej organizatorëve të protestave, Radojica Mërgjinac, rrezikon që banorët t’i lë pa ujë të pijes.

“Katastrofën e ekologjike e kanë shkaktuar sepse e kanë shkatërruar gjithë botën ujore të kafshëve, në pikat ku tashmë i kanë lëshuar hidrocentralet në Lepenc. Kjo është katastrofë dhe është për çdo dënim. Unë nuk mund të kuptoj se si ata njerëz nuk janë proceduar dhe nuk janë arrestuar. Ky është turp i madh për shtetin dhe për pushtetin ekzekutiv që nuk po i zbaton vendimet e veta dhe të arrestojë një bandë të tillë”, tha Mërgjinac.

Institucionet komunale nuk kanë nxjerrë asnjë vendim të ri, përpos vendimit të vitit 2016, kur ishte urdhëruar ndërprerja e punimeve në hidrocentrale.

Por, tani edhe në pjesët më të mëdha të lumit Lepenc, në rrjedhën që shtrihet përgjatë Komunës së Shtërpcës janë vendosur gypat. Megjithatë, punimet janë bllokuar në afërsi të fshatit Biti e Poshtme.

Aty, banorët nuk po lejojnë vazhdimin e punimeve.

*Video nga arkivi: Lumenjtë e “vdekur” të Kosovës

Lumenjtë e “vdekur” të Kosovës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Agron Rushiti, që vazhdimisht organizon protesta kundër dëmtimit të lumit, thotë se futja ujit në gypa vështirëson jetën e qytetareve si dhe dëmton qytetarët që merren me blegtori.

“Kjo është masakër e natyrës. Ne i kuptojmë nëse është në interes të shtetit, le ta bëjnë me penda, le të bëhet liqe artificial edhe nëse unë e kam tokën aty unë do t’ia jap shtetit, shtetit unë ia jap tokën time. Ta shohim ujin sepse kjo është varrosje e lumit. Kjo nuk është diçka që janë duke përfituar nga kjo. Këta janë vetëm duke e varrosur lumin. Kjo është krim, të zhduket gjithë ai ujë”, tha Rushiti.

Ditë më parë përfaqësuesit e banorëve të Shtërpcës njoftuan Komisionin për Media dhe Planfikim Hapësinor për efektet negative që, sipas tyre, është duke i shkaktuar ndërtimi i hidrocentraleve në këtë komunë.

Por, gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi deklaroi se nuk mund të ndalë punimet.

Ministri tha se ai nuk ka autoritet që në këtë fazë të marrë vendim për ndërprerjen e punimeve.

“Jemi në një fazë në të cilën unë nuk mundem në mënyrë arbitrare të ndërmarr ndonjë vendim ose me ndërpresë punë sepse investitorët që janë atje duke punuar, sigurisht se do të kërkojnë dëmshpërblim dhe do të detyrohet t’ua paguajë dikush”, deklaroi ministri Matoshi.

Deputeti Salih Zyba, anëtar i Komisionit Parlamentar për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, thotë se këto hidrocentrale janë ndërtuar pa leje adekuate. Sipas deputetit Zyba, punimet kanë tejkaluar projektet e prezantuara si dhe janë bërë pa asnjë studim paraprak.

“Aty shihet se nuk ka ndonjë studim paraprak, i cili e mundëson ose e lejon shfrytëzimin e këtyre resurseve ujore në interes të hidrocentraleve, duke pasur parasysh se po krijohen disa minihidrocentrale. Nuk është në pyetje një. Atje tashmë janë instaluar disa. Shembulli jo vetëm në Deçan, por edhe i disa hidrocentraleve në Lepenc, aty e konstaton se do të ketë dëmtim të interesave të banorëve, në veçanti në bujqësi por edhe te uji i pijshëm dhe jetesa e tyre”, deklaroi deputeti Zyba.

*Video nga arkivi: Lumbardhi me apo pa gypa?

Lumbardhi me apo pa gypa?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Së fundmi kundër hidrocentraleve është protestuar edhe në Komunën e Deçanit, ku veçse operojnë dy të tillë.

Një proteste ishte organizuar në fillimvit edhe në qytetin e Pejës ku parashihej që hidrocentralet të ndërtoheshin edhe në lumin Lumbardh, në rrjedhën kryesore në këtë qytet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG