Barr: Nuk ka pasur bashkëpunim Trump-Rusi
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr ka sqaruar procesin e redaktimit të raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se asnjë material nuk është redaktuar në bazë të “privilegjit ekzekutiv” të presidentit amerikan, Donald Trump. Barr ka thënë se hetimet e Muellerit kanë gjetur të dhëna se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Mirëpo sipas tij, gjatë hetimeve nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo fushata e tij kanë bashkëpunuar me përpjekjet ruse.
Të ndërlidhura
Përmbajtja
-
16 dhjetor 2024
A do ta kufizojë Trump edhe më shumë abortin në SHBA?
-
15 dhjetor 2024
Çfarë pritet nga robotët humanoidë me inteligjencë artificiale?
-
13 dhjetor 2024
Skepticizëm mes ukrainasve për përfundimin e shpejtë të luftës
-
13 dhjetor 2024
Roli i shqiptarëve në betejat e fundit në Siri
Facebook Forum