Ndërlidhjet

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Lumezit


Kërkohet dorëheqja e Lumezit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:30 0:00

Qindra qytetarë kanë protestuar sot në qendër të Prishtinës, ku kanë kërkuar dorëheqja e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kjo protestë u organizua nga organizatat joqeveritare, pas pretendimeve se Lumezi ka ndërhyrë në hetimet e zhvilluara nga ish -prokurori Elez Blakaj në rastin tash të njohur 'listat e veteranëve të ish- UÇK-së'.

Analisti politik, Imer Mushkolaj tha se sistemi i drejtësisë në Kosovës duhet të jetë i pavarur e pa ndikime politike.

"E duam Kosovën vend të lirë, pa mashtrues, e pa kriminel", tha Mushkolaj.

Protestuesit nga sheshi "Zahir Pajaziti" kanë marshuar drejt zyrës së Kryeprokurorit Lumezi, për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Përveç kërkesë për dorëheqjen e kryeprokurorit Lumezi, protestuesit kërkuan edhe fillimin e një procesi të vettingut në sistemit të drejtësisë.

Në këtë protestë morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryesisht ata të partive politike opozitare.

Kjo protestë erdhi pak ditë pasi prokurori në Prokurorin Speciale Elez Blakaj, dha dorëheqje dhe akuzoi Kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje në hetimet në rastin e listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG