Ndërlidhjet

Lira turke "ringjallet" pas premtimeve të Katarit për investime


Ilustrim.
Ilustrim.

Lira turke është duke iu kthyer normalitetit pas humbjeve rekorde, vetëm një ditë pasi Katari ka premtuar 15 miliardë dollarë investime për të ndihmuar ekonominë e Turqisë.

Valuta turke është fuqizuar për 3 përqind kundrejt dollarit amerikan të enjten, përkatësisht është treguar 5.75 për një dollar.

Kjo rritje është njoftuar vetëm disa orë pasi ministri përgjegjës për financa dhe thesar në Turqi, ishte planifikuar që t’i siguronte investitorët ndërkombëtarë për ekonomi.

Vlera e valutës ka rënë ndjeshëm javët e fundit, duke shënuar rekord prej 7.24 kundër dollarit amerikan edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka dyfishuar tarifat në importet e çelikut dhe aluminit të Turqisë, pas ndalimit të një pastori amerikan në Ankara.

Si përgjigje ndaj sanksioneve amerikane, Turqia ka vënë tarifa në vlerë të 500 milionë dollarëve, si dhe ka thënë se do të bojkotojë disa mallra eletronike amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG