Sa i përcjellin të rinjtë seancat e Kuvendit për demarkacionin?
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. Radio Evropa e Lirë për rubrikën “VOX” ka anketuar disa të rinj për të marrë opinionet e tyre se sa ata i përcjellin seancat për demarkacionin, e që tre herë është provuar të votohet, por në mungesë votash nga ana e deputetëve, ka dështuar. Ndryshe, mospërmbushja e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian e kanë lënë Kosovën qe një kohë të gjatë pa u përfshirë në zonën e lëvizjes së lirë pa viza, të njohur si zona Shengen.(Video: Bujar Tërstena)
Facebook Forum