Takimi i grupit punues në Beograd rreth dialogut të brendshëm për Kosovën
Grupi i ri punues i Qeverisë serbe, për dialogun e brendshëm për Kosovën, ka mbajtur takimin e parë sot në Beograd. Puna e këtij grupit thuhet se është ofrimi i mbështetjes në kërkim të një konsensusi kombëtar mbi Kosovën dhe hartimin e një propozim-zgjidhjeje deri në mars të vitit 2018. Ky grup punues përbëhet nga zyrtarë të ministrive të ndryshme dhe synon të mbajë takime të ndryshme me grupe të tjera, përfshirë këtu Akademinë e Shkencave, Kishën Ortodokse Serbe dhe me organizatat joqeveritare.
Facebook Forum