Ndërpritet seanca
Në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN në seancë, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka kërkuar një takim me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në orën 12:00 dhe më pas të caktohet ora për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deliu: PDK kërkon “frymë të mirëkuptimit” për vazhdim të seancës
Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se deputetët e kësaj partie janë të gatshëm të kthehen në seancën konstituive vetëm “pasi që të arrihet një frymë e mirëkuptimit, përmes konsultimeve partiake paraprake”.
Siç ka thënë ajo, PDK bën thirrje për t’iu kthyer sa më shpejtë frymës institucionale dhe ligjore, për të ndërtuar institucionet demokratike.
Në takimin konsultativ po merr pjesë edhe PAN-i
Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi konsultativ me shefat e grupeve parlamentare, të cilin e ka ftuar kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikulovci.
Në takim janë Avdullah Hoti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
Takimit i janë përgjigjur pozitivisht edhe përfaqësuesit e koalicionit PAN. Të pranishëm janë Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.
Facebook Forum