Mustafa: Krijoni kushte për themelimin e institucioneve
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “përgjegjësit për të themeluar institucionet janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë”.
Oferta e Kadri Veselit
I nominuari i PAN-it për kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, ka thënë të enjten në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, se ai do të tërhiqet nga kandidatura për këtë post, nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e votojnë kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinajn, për kryeministër.
LVV dhe LDK kanë thënë se nuk do ta votojnë Veselin në postin e kryetarit të Kuvendit.
Mikullovci: Zgjedhja e Veselit për kryeparlamentar është e palogjikshme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, i cili si deputet më i vjetër në moshë ka kryesuar punimet e seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se oferta e Kadri Veselit, është e papranueshme.
"Na thanë ‘votojeni Ramush Haradinajn, se jemi marrë vesh me Kadri Veselin që të tërhiqet’. Është i papranueshëm për neve. Një kryeparlamentar që ka rënë bashkë me Qeverinë që ra, të zgjidhet prapë në të njëjtin post, është e palogjikshme”, ka thënë Mikullovci.
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tashmë ka nisur. Mbledhja po kryesohet nga Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, si deputeti më i vjetër në moshë.
Ne sallë nuk janë të pranishëm deputetët e koalicionit PAN, përveç Milaim Zekës, deputet nga Nisma për Kosovën.
Facebook Forum