Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Seanca, të premten

Mungesa e koalicionit PAN në vazhdimin e seancës ka shtyrë konstituimin e Kuvendit për të premten.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me partitë partnere, i kanë kërkuar koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) që të heqë dorë nga kandidatura e Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të zgjidhet nyja e formimit të institucioneve.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje dhe Avdullah Hoti nga LDK thanë se Veseli mbetet i papranueshëm, kurse nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ta votojnë një kandidat tjetër.

Ligjvënësit nga rradhët e koalicionit PAN mungesën e tyre në seancë e kanë arsyetuar me vendimin e zotit Mikullovci, për ta përmbyllur pjesën e parë të seancës.

Ata kanë thënë se PAN-i merr pjesë në seancën e radhës, e paraparë të mbahet të premten në orën 10:00.

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim këtë mbulim direkt të zhvillimeve në Kuvend.

Të rejat më të fundit nga Kosova, rajoni dhe bota, mund t'i ndiqni në faqen tonë të internetit evropaelire.org.

Redaksia

Dita e dytë e Kuvendit

Përshëndetje të gjithëve!

Po e rihapim blogun për t'i ndjekur nga afër zhvillimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ligjvënësit e të cilit pritet të mblidhen sot në përpjekje të dytë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se si do të jetë epilogu i seancës së sotme, duke qenë se përfaqësuesit e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që njihet si PAN, kanë thënë se nuk do të marrin pjesë sot.

Lexoni këtu arsyetimin e tyre.

Pamje nga seanca e 3 gushtit
Pamje nga seanca e 3 gushtit

Reagimet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të 3 gushtit.

Lexoni këtu deklaratën me shkrim të zotit Delawie dhënë Radios Evropa e Lirë.

Vëzhguesit ndërkaq, kanë shprehur shqetësimin se seanca e dështuar, reflekton shenjat e para të një bllokade politike, në të cilën po hyn Kosova.

Këtu mund të lexoni më gjatë vlerësimet e tyre.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG