Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Deputetët hyjnë në sallë, të pranishëm edhe diplomatët ndërkombëtarë


Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të zënë vendet e tyre në sallën ku do të mbahet mbledhja konstituive.

Në pjesën për mysafirë dhe vëzhgues, janë të pranishëm dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Adem Mikullovci drejton seancën konstituive

Mbledhjen Konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet ta drejtojë deputeti më i vjetër me moshë, Adem Mikullovci, i shoqëruar nga deputeti më i ri në moshë.

Deputeti Mikullovci vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtimin e seancës konstituive do ta bëj deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.​

PAN nuk ka hyrë ende në sallë

Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) nuk kanë hyrë ende në sallën e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka kërkuar nga administrata e Kuvendit që të kontaktoj këtë koalicion.

Është korrekte t’i presim edhe pesë minuta”, ka thënë Mikullovci.

Deputetët e PAN-it, sipas njoftimeve nga ky grup, janë duke zhvilluar konsultimet e nevojshme para seancës.

Pjesa e parë e seancës zhvillohet pa PAN-in

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar punën pa deputetët e koalicionit PAN, të cilët nuk janë paraqitur në sallë.

Kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci tha se në sallë janë 73 deputetë. Ai ka proceduar me pikën e parë, formimin e komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.

Pas formimit të komisionit, Mikullovci ka shpallur pauzë.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG