Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Deputetët e PAN-it hyjnë në sallë

Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka propozuar Zenun Pajazitin, si anëtar i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Mustafa: Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë vlerat sublime të saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë “vlerat sublime të saj”.

Sipas Mustafës, LDK-ja është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.

PAN kërkon 2 orë pauzë, deputetët votojnë 60 për dhe 60 kundër

Koalicioni PAN ka kërkuar dy orë pauzë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Propozimin për pauzën prej dy orëve e ka prezantuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në momentin kur atij i është kërkuar që të propozoj kryetarin e Kuvendit.

Me propozimin e Hoxhajt, nuk është pajtuar kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci duke thënë se seanca konstituive nuk ndërpritet. Sidoqoftë, ai e ka vënë në votim propozimin.

Për pauzë kanë votuar 60 deputetë, kurse kundër po ashtu 60. Në këtë rast, Mikullovci tha se kërkesa bie dhe nuk aprovohet.

Ndërpritet seanca

Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë, ndonëse pa ndonjë qartësi nëse ishte shtyrje, mbyllje apo ndërprerje.

Koalicioni PAN nuk e ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe ka insistuar në pauzë prej dy orëve, edhe pse gjatë votimit, ky propozim nuk mori shumicën e votave.

Mbetet e paqartë nëse Kuvendi do t’i vazhdojë punimet pas orës 14:00.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG