Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017
Kuvendi i Kosovës, 4 gusht 2017

Kuvendi në nyje

Seanca vazhdon nga ora 15:00

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë rreth orës 15:00. Kuvendi i Kosovës, në faqen zyrtare ka publikuar tashmë njoftimin për vazhdimin e seancës.

Pika e vetme e mbetur e kësaj seance është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Imer Mushkolaj: Seanca e parë e Kuvendit reflektoi krizë

Fillimi i punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës u karakterizua edhe me fillimin e një krize, në kuptim e asaj se ishin dy muaj kohë dhe koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin, dhe rrjedhimisht për t’i hapur rrugë edhe krijimit të Qeverisë”, ka thënë analisti politik, Imer Mushkolaj.

Nëse nuk gjendet një zgjidhje që të votohet kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN, dhe t’i hapet rrugë zgjedhjes së Qeverisë, zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka thënë Mushkolaj.

Kryesuesi e mbyllë seancën

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka thënë se "e mbyllë mbledhjen" konstituive, ndonëse aty nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, si vendim i domosdoshëm për konstituimin e këtij institucioni.

Mikullovci i kërkoi koalicionit PAN që të propozojë kryetarin e Kuvendit, por PAN nuk e propozoi. Në ato momente, Mikullovci tha se e mbyllë seancën.

Duke u larguar nga salla, deputeti i PDK-së dhe PAN-it, Enver Hoxhaj tha se seanca është mbyllur dhe se tani i mbetet kryesisë së vjetër që ta thërras seancën e re.

Ndërpritet seanca

Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë, ndonëse pa ndonjë qartësi nëse ishte shtyrje, mbyllje apo ndërprerje.

Koalicioni PAN nuk e ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe ka insistuar në pauzë prej dy orëve, edhe pse gjatë votimit, ky propozim nuk mori shumicën e votave.

Mbetet e paqartë nëse Kuvendi do t’i vazhdojë punimet pas orës 14:00.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG