PAN kërkon 2 orë pauzë, deputetët votojnë 60 për dhe 60 kundër
Koalicioni PAN ka kërkuar dy orë pauzë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Propozimin për pauzën prej dy orëve e ka prezantuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në momentin kur atij i është kërkuar që të propozoj kryetarin e Kuvendit.
Me propozimin e Hoxhajt, nuk është pajtuar kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci duke thënë se seanca konstituive nuk ndërpritet. Sidoqoftë, ai e ka vënë në votim propozimin.
Për pauzë kanë votuar 60 deputetë, kurse kundër po ashtu 60. Në këtë rast, Mikullovci tha se kërkesa bie dhe nuk aprovohet.
Mustafa: Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë vlerat sublime të saj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë “vlerat sublime të saj”.
Sipas Mustafës, LDK-ja është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
Deputetët e PAN-it hyjnë në sallë
Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka propozuar Zenun Pajazitin, si anëtar i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Pjesa e parë e seancës zhvillohet pa PAN-in
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar punën pa deputetët e koalicionit PAN, të cilët nuk janë paraqitur në sallë.
Kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci tha se në sallë janë 73 deputetë. Ai ka proceduar me pikën e parë, formimin e komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.
Pas formimit të komisionit, Mikullovci ka shpallur pauzë.
Facebook Forum